Rashford e bëri 'hor' futbollistin e Kosovës, kështu tallet bashkëlojtari i tij me të në rrjetet sociale

Rashford e bëri 'hor' futbollistin e Kosovës, kështu tallet bashkëlojtari i tij me të në rrjetet sociale

Sport November 19, 2019 - 09:24
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës i mbylli eliminatoret e Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ me një humbje nga Anglia në mbrëmjen e së dielës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, “Tre Luanët” fituan me rezultat të thellë 0:4, shkruan Zëri.info.

Njërin prej golave për mysafirët e shënoi edhe sulmuesi i Manchester Unitedit Marcus Rashford.

Rashford, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë shënoi një gol të bukur në portën e Aro Muriç dhe bëri një paraqitje të mirë kundër Kosovës.

Tashmë është publikuar edhe një moment kur Rashford arrin që ta kalojë me mjaft lehtësi mesfushorin e Kosovës Besar Halimi.

Këtij veprimi nuk i ka rezistuar fare futbollisti tjetër i Kosovës Leart Paqarada.

Në rrjetin social “Instagram”, Paqarada e ka publikuar këtë moment derisa ka shkruar:

“Rrëshqitësi, Besar Halimi”.

Image

Ndryshe, Paqarada së bashku me Halimin luajnë te skuadra gjermane Sandhausen./Zëri.info