Enrique pritet të rikthehet në postin e trajnerit te Kombëtarja e Spanjës

Enrique pritet të rikthehet në postin e trajnerit te Kombëtarja e Spanjës

Sport November 19, 2019 - 09:40
Detajet

Luis Enrique pritet të kthehet në rolin e tij si trajner i Kombëtares së Spanjës, derisa trajneri actual Roberto Morena refuzoi të flasë në konferencën për shtyp pasi ‘Furia e Kuqe’ e mbulli me fitore kampanjën eliminatore për ‘Euro 2020’.

Spanja mposhti Rumaninë me rezultat të thellë 5:0 në ‘Wanda Metropolitano’ për ta konfirmuar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të verës së ardhshme, por Moreno refuzoi të paraqitej në konferencën për shtyp pas ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Mediat në Spanjë raportojnë se orët janë të numëruara për Morenon në postin e trajnerit të Spanjës, derisa Federata e Futbollit të Spanjës ka aranzhuar conference për shtyp për ditën e sotme.

Është duke u raportuar se Enrique është i gatshëm të kthehet në postin e trajnerit të Spanjës për ‘Euro 2020’ pasi u largua në qershor nga ky post për shkak të problemeve personale.

Enrique nuk i zbuloi fillimit problemet e tij, por më pas u bë e ditur se vajza e tij nëntë-vjeçare Xana ndërroi jetë për shkak të kancerit.

Moreno ishte ndihmës i Enriques më herët, derisa me largimin e Enriques, ai e ka drejtuar Spanjën drejt një ecurie prej nëntë ndeshjeve pa humbje që prej fitores 2:0 ndaj Maltës në mars./Zëri.info