Risitë e Katarit për tifozët në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2022

Risitë e Katarit për tifozët në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2022

Sport November 19, 2019 - 09:50
Detajet

Organizatori i Kampionatit Botëror 2022 Katari është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për këtë garë.

Katari do të marrë në përdorim dy anije të mëdha për t’i akomoduar tifozët, shkruan Zëri.info.

Anije të tilla kanë qindra dhoma dhe do të jenë të vendosura në portin e Dohas në Kupën e Botës, e cila fillon më 21 nëntor të vitit 2022.

Anijet e tilla vijnë nga Gjeneva dhe Katari po përgatitet që t’i pres qindra e mijëra tifozë nga e gjithë bota për këtë garë që zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Organizatorët e Kupës së Botës nuk kanë sqaruar ende se si tifozët do të kenë mundësi të ambientohen në këtë anije.

Megjithatë, ende ka kohë – edhe dy vite – për një gjë të tillë./Zëri.info