Doncic arrin “triple-double” me 42 pikë për Mavericks

Doncic arrin “triple-double” me 42 pikë për Mavericks

Sport November 19, 2019 - 09:56
Detajet

Luka Doncic arriti ta thyejë rekordin e tij personal me 42 pikë të shënaura, 11 kërcime dhe 12 asiste për t’ia dhënë Dallas Mavericksave fitoren me rezultat 117:110 kundër mysafirit San Antonio Spurs të hënë, në fitoren e dytë radhazi.

Kjo ishte hera e gjashtë këtë sezon që Doncici arrin të shënojë triple-double (numër dyshifror në pikë të shënuara, asiste dhe kërcime brenda një ndeshjeje).

Finney-Smith i shënoi 22 pikë për Dallasin, Kristaps Porzingis i shtoi 18 pikë dhe dhjetë kërcime, ndërsa Jalen Brunson kontribuoi në fitore me 11 pikë. Kjo është hera e parë që Mavericksat shënuan 110 ose më shumë pikë kundër Spurs që nga janari i vitit 2010.

DeMar DeRozan ishte më i miri te Spurs me 25 pikë, në disfatën e gjashtë radhazi të skuadrës së tij. San Antonio nuk kishte humbur kaq shumë ndeshje radhazi që nga sezoni 2010/11, sezon ky të cilin e mbyllën me 61 fitore.

Clippers 90, Thunder 88

Trepikëshi i Paul George me vetëm 25.9 të mbetura në lojë e bëri dallimin në fitoren e Los Angeles kundër Oklahoma Cityt.

Montrezl Harrel i shënoi 28 pikë dhe 12 kërcime për Clippers. George, i cili i kishte shënuar 70 pikë në dy ndeshjet paraprake, e mbylli ndeshjen kundër ish-klubit të tij me 18 pikë. Ylli i Clippers, Kaëhi Leonard, mungoi në ndeshjen e tretë radhazi për shkak të një lëndimi në gju.

Chris Paul i shënoi 22 pikë dhe i regjistroi katër vjedhje të topit, ndërsa Danilo Gallinari i shtoi 14 pikë për Thunder. Megjithatë, Gallinari e humbi gjuajtjen që mund t’ua kishte fituar ndeshjen në fund.

Rockets 132, Trail Blazers 108

James Harden dhe Russell Westbrook kombinuan për 64 pikë, përderisa Houston e fitoi betejën në fushë, duke e mposhtur Portland. Përderisa Harden i shënoi 23 nga 36 pikët e tij në pjesën e parë, Ëestbrook u ngjall në pjesën e dytë, me 15 nga 28 pikët e tij.

Westbrook i shtoi 13 kërcime dhe dhjetë asiste, përderisa Houston e vazhdoi ecurinë e fitoreve në tetë ndeshje. Rockets u përforcuan nga kthimi i qendrës Clint Capela (22 pikë, 20 kërcime) dhe Danuel House Jr. (11 pikë).

Celtics 99, Suns 85

Jayson Tatum i shënoi 14 pikë nga 26 gjithsej në çerekun e tretë dhe kontribuoi edhe me 11 kërcime, duke i ndihmuar Bostonit ta mposhtë nikoqirin Phoenix për t’iu kthyer ecurisë së fitoreve.

Bucks 115, Bulls 101

Giannis Antetokounmpo i shënoi 33 pikë dhe i bëri dhjetë kërcime dhe Milwaukke e mbylli ndeshjen me një ecuri prej 17:2 për ta përmbysur deficitin prej një pike ndaj Chicagos.

Timberwolves 112, Jazz 102

Karl-Anthony Toëns e barazoi rekordin e tij personal me shtatë trepikëshat e tij. Ai kontribuoi me 29 pikë dhe 13 kërcime për t’ia dhënë fitoren Minnesotas kundër Utah në Salt Lake City.

Raptors 132, Hornets 96

OG Anunoby e theu rekordin e tij personal në karrierë, duke i shënuar 24 pikë në fitoren bindëse të Torontos kundër Charlotte.

Knicks 123, Cavaliers 105

Julius Randle i shënoi 13 nga 30 pikët e tij gjatë çerekut të parë, që ishte vendimtar në fitoren e Knicksave kundër Cleveland.

Pacers 115, Nets 86

Aaron Holiday kontribuoi me 24 pikë e vëllai i tij Justin Holiday me 20 pikë, në fitoren e Indianas kundër Brooklynit në Nju Jork./Express