Futbollisti i Chelseat i mahnitur nga atmosfera në 'Fadil Vokrri': Nuk ishte njejtë si në Bullgari, ne u ndjemë si në shtëpi

Futbollisti i Chelseat i mahnitur nga atmosfera në 'Fadil Vokrri': Nuk ishte njejtë si në Bullgari, ne u ndjemë si në shtëpi

Sport November 19, 2019 - 10:15
Detajet

Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Anglisë në mbrëmjen e së dielës ishte e fundit për të dyja skuadrat në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, fitorja i takoi Anglisë e cila fitoi me rezultat të thellë 0:4, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, rezultati nuk ishte në plan të parë për shkak se tashmë Anglia e kishte siguruar kualifikimin, dhe Kosova e kishte shuar ëndrrën nga cikli eliminator.

Ndërkohë, mikpritja që shqiptarët ia bën tifozëve të Anglisë dhe futbollistëve ishte thjesht mahnitëse.

Image

I mrekulluar nga gjithë kjo ka mbetur edhe futbollisti i Anglisë që luan te Chelsea Mason Mount

Mount është shprehur i lumtur me mikpritjen dhe atmosferën në ‘Fadil Vokrri’.

"Ka qenë e mrekullueshme, ne folëm pak para ndeshjes dhe e dinim se çfarë atmosfere do të ishte, është e qartë se loja ka qenë e mirë, dhe shkoi shumë mirë për ne, por unë mendoj se ishte më shumë se një ndeshje futbolli”, ka thënë fillimisht Mount.

“Çartazi, ne që erdhëm së bashku dhe mbështetja që na ofruan në fushë, himni kombëtar, ata ngritën flamurin e Anglisë, pra kjo ishte brilante për ne që ishim në atë stadium dhe ne këtë atmosferë, pra ne mësuam shumë”, vlerësoi Mount.

“Po, pra ishte një natë e paharruar. Ishte shumë ndryshe nga ndeshja që ne luajtëm në Bullgari. Ne erdhëm nga shtëpia dhe u dukë sikur jemi në shtëpi nga kjo atmosferë dhe mbështetje qe u krijua nga tifozët mysafirë. Është poashtu brilante dhe për mua si një futbollist i ri për të qenë në këtë atmosferë", shtoi ai.

Ndryshe, futbollisti i Chelseat shënoi golin e fundit në ndeshje, për rezultatin 0:4./Zëri.info

Image