Tifozit anglez i humbi kuleta me 500 funte në Prishtinë, kjo që i ndodhi më pas është thjesht e mrekullueshme
FOTO: Laura Hasani

Tifozit anglez i humbi kuleta me 500 funte në Prishtinë, kjo që i ndodhi më pas është thjesht e mrekullueshme

Sport November 19, 2019 - 10:20
Detajet

Ndeshja mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Anglisë në mbrëmjen e së dielës ishte e fundit për të dyja skuadrat në ciklin eliminator të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, fitorja i takoi Anglisë e cila fitoi me rezultat të thellë 0:4, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, rezultati nuk ishte në plan të parë për shkak se tashmë Anglia e kishte siguruar kualifikimin, dhe Kosova e kishte shuar ëndrrën nga cikli eliminator.

Ndërkohë, mikpritja që shqiptarët ia bën tifozëve të Anglisë dhe futbollistëve ishte thjesht mahnitëse.

Image

Një tifozit anglez me emrin Simon Bruce i kishte ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Ai ka bërë me dije në rrjetin social ‘Twitter’, se i kishte humbur kuleta me 500 funte në të si dhe me kartat e kreditit.

“Më humbi kuleta në rrugën kryesore të Prishtinës, por djaloshi që e pa erdhi nga kafeneja dhe më ktheu atë pa marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Simon Bruce në rrjetet sociale.

Tutje, ai tregoi edhe për shumën që kishte në kuletë.

“Seriozisht, unë kisha 500 funte dhe kartat e kreditit, por asgjë nuk është marrë. Njerëzit në Kosovë janë më të mirët”, shtoi ai./Zëri.info