Platini ia propozon gjigantit evropian: Transferojeni Mbappen, ai është ylli i dhjetë viteve të ardhshme

Platini ia propozon gjigantit evropian: Transferojeni Mbappen, ai është ylli i dhjetë viteve të ardhshme

Sport November 19, 2019 - 10:31
Detajet

Michel Platini ka konfirmuar se ai nuk do të kthehet te Juventusi, por ka sygjeruar ‘Zonjën e Vjetër’ ta transferojë Kylian Mbappen.

Ish-presidenti i UEFA-s ka folur për ‘Tuttosport’ në lidhje me të ardhmen e tij në futboll, shkruan Zëri.info.

Ai e ka mohuar rikthimin në Juventus, aty ku ka shijuar shumë suksese si futbollist në vitet e 80-ta.

“Ata më kanë kërkuar mua disa herë, por ju nuk mund ta jetoni dy herë të njejtën ‘stoei dashurie”, ka thënë Platini për gazetën.

“Duke punuar me Agnellin (presidentin e Juventusit), gjithçka është e mundur. Kam raporte të mira me të, por nuk jam duke menduar rikthimin”, tregoi më tej Platini.

“Sa i përket Mbappes, ai mund të jetë ylli i dhjetë viteve të ardhshme. Do t’ia sygjeroja atë çdo klubi”, shtoi ai./Zëri.info

Image