Maradona largohet nga klubi argjentinas pas vetëm dy muajsh

Maradona largohet nga klubi argjentinas pas vetëm dy muajsh

Sport November 19, 2019 - 20:06
Detajet

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona nuk është më trajner i Gimnasia y Esgrima La Platas, ka konfirmuar klubi argjentinas, transmeton zeri.info

Më herët ishte raportuar se Maradona nuk do të mbetej në krye të klubit nëse presidenti Gabriel Pelegrino do të rizgjidhet, gjë e cila edhe ndodhi.

“Maradona nuk është më trajner i Gimnasias. Trajneri i ekipit të dy, Mariano Messera do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e radhës ndaj Arsenal Sarandit”, ka konfirmuar klubi argjentinas.

Maradona largohet nga Gimnasia pas vetëm dy muajsh në krye të ekipit./Zëri