Zyrtare: Tottenhami shkarkon Pochettinon

Zyrtare: Tottenhami shkarkon Pochettinon

Sport November 19, 2019 - 20:57
Detajet

Tottenhami e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Mauricio Pochettino, transmeton zeri.info

Pochettino ishte në krye të klubit londinez për 5 vite.

Ai e drejtoi Tottenhamin drejt katërshes së parë në Premierligë në katër prej pesë edicioneve në krye të ekipit, derisa gjithashtu e dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar, shkruan “Sky Sports”.

Sidoqoftë, forma e dobët këtë edicion ka bërë që klubi londinez ta shkarkojë atë nga pozita e trajnerit./Zëri