Herolind Shala: Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ëndrrën realitet

Herolind Shala: Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ëndrrën realitet

Sport November 19, 2019 - 21:04
Detajet

Kosova e mbylli të dielën kampanjën kualifikuese të Kampionatit Evropian me një humbje 4:0 në shtëpi nga Anglia, por gjasat për t’u kualifikuar në këtë kompeticion “Dardanët” tash do t’i kenë përmes Ligës së Kombeve, shkruan zeri.info

Përfaqësuesja verdhekaltër do të përballet me Maqedoninë Veriore në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Reprezentuesi kosovar, Herolind Shala ka thënë se vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ëndrrën realitet.

Ky është postimi i plotë i Shalës:

Vetëm të bashkuar mund ta bëjmë ëndrrën realitet. Kemi bërë ndeshje të mëdha, por ky është vetëm fillimi, pasi gjëra edhe më të mira na presin. FALEMINDERIT popullit tonë që në asnjë moment nuk na lanë vetëm. Mars, me padurim po të presim. ë