Mbrojtësi shqiptar i bashkohet nismës kundër dhunës ndaj grave, pozon me gruan e tij

Mbrojtësi shqiptar i bashkohet nismës kundër dhunës ndaj grave, pozon me gruan e tij

Sport November 19, 2019 - 22:04
Detajet

Mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti i është bashkuar nismës kundër dhunës së grave, e cila njihet me moton “#unrossoallaviolenza” (Një i kuq për dhunën), transmeton zeri.info

Në disa foto të postuara në rrjetin social “Instagram” nga liga e Serisë A, duken disa prej lojtarëve që aktivizohen në Itali, bashkë me të dashurat e tyre.

Pepe Reina i Milanit apo Ciro Immobile i Lazios janë disa prej tyre që kanë pozuar me partneret e tyre.

Në këtë listë, gjendet edhe mbrojtësi shqiptar Gjimshiti, që duket me të dashurën e tij, Alisa.

Të dy ata kanë nga një bojë të kuqe në fytyrë, duke simbolizuar kartonin e kuq ndaj dhunës./Zëri

Image

Image

Image

Image

Image