Rrëfimi emocionues i Rashicës për tërmetin: U ngritëm të gjithë nga Kosova dhe Shqipëria

Rrëfimi emocionues i Rashicës për tërmetin: U ngritëm të gjithë nga Kosova dhe Shqipëria

Sport dhjetor 02, 2019 - 09:47
Detajet

Milot Rashica ishte heroi i Werder Bremenit në ndeshjen e së dielës në udhëtim te Wolfsburgu, shkruan zeri.info

Werderi triumfoi me shifrat 3:2, derisa reprezentuesi kosovar realizoi dy gola.

Këto gola ai i festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, duke u solidarizuar kështu me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar.

Në mediet gjermane, ai ka dhënë shpjegimet për situatën e krijuar në Shqipëri, ku mbetën të vdekur 51 persona.

 “Është një situatë shumë e trishtuar për të gjithë njerëzit nga Kosova dhe Shqipëria. Ne po përpiqemi të mbështesim njëri-tjetrin për të ndihmuar, nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera. Unë jam shumë krenar për atdheun tim. Të gjithë jemi bashkë dhe u ngritëm, ndërsa shpresoj se ditët e mira do të vijnë prapë për ne”, ka deklaruar Rashica./Zëri