Dështoi përballë Messit për 'Topin e Artë', Ronaldo merr 'goditjen' e radhës

Dështoi përballë Messit për 'Topin e Artë', Ronaldo merr 'goditjen' e radhës

Sport dhjetor 02, 2019 - 23:55
Detajet

Cristiano Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e sonte të 'France Football', ku u shpall fituesi i 'Topit të Artë' për vitin 2019.

Fitues i këtij çmimi ishte Lionel Messi, i cili la pas vetes pikërisht Ronaldon dhe mbrojtësin Virgil van Dijk, raporton Zëri.info.

Duke e ditur se nuk do të fitonte, Ronaldo nuk mori pjesë në këtë ceremoni.

Ai zgjodhi të shkonte në ceremoninë e Serie A në Milano, ku u shpallën më të mirët e vitit.

Në këtë ceremoni, Ronaldo pësoi humbje nga veterani Fabio Quagliarella.

Sulmuesi i Sampdorias e fitoi çmimin për golin më të mirë në Serie A, me golin e shënuar ndaj Napolit.

Por, në fund, portugezi e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në kampionatin elitar italian.

Ndryshe, Ronaldo mbetet me pesë 'Topa të Artë', një më pak se Messi, i cili numëron gjashtë./Zëri.info