Skandal në 'Championship', jepet një penallti jo-ekzistente e cila vendos fatin e ndeshjes

Skandal në 'Championship', jepet një penallti jo-ekzistente e cila vendos fatin e ndeshjes

Sport dhjetor 03, 2019 - 08:33
Detajet

West Bromwich Albion ka arritur fitore kundër Preston North End me rezultat 1:0 në kuadër të javës së 19-të në Ligën e Dytë angleze (Championship), por që kjo fitorja cilësohet e diskutueshme për disa kohë.

Kjo për shkak se WBA fitoi me një penallti jo-ekzistente në fund të ndeshjes, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje nuk pati asnjë gol të shënuar deri në minutën e 90-të.

Charlie Austin shënoi golin e fitores nga pika e bardhë pasi u akordua nga gjyqtari Oliver Lengford.

Portieri i Prestonit Declan Rud, bëri një ndërhyrje ndaj Kyle Edward, e cila po cilësohet si e rregulltë.

Edwards kaloi për mrekulli portierin në zonën e rrezikshme dhe më pas u rrëzua në tokë, pavarësisht se portieri nuk e preku fare.

Ndryshe, me këtë fitore, WBA arrin në kuotën e 42 pikëve në ‘Championship’ dhe zë vendin e parë, dy pikë para Leeds United.

Preston, e cila do të ketë arsye të rebelohet, zë vendin e gjashtë me 31 pikë./Zëri.info