Të gjithë po e kërkojnë, por Ibrahimovic tashmë ka vendosur se ku do të transferohet

Të gjithë po e kërkojnë, por Ibrahimovic tashmë ka vendosur se ku do të transferohet

Sport dhjetor 03, 2019 - 09:04
Detajet

Zlatan Ibrahimovic ka arritur marrëveshje me Milanin përkundër interesimit nga Premierliga angleze.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit ka tërhequr interesimin e disa klubeve të Premierligës – përfshirë edhe të Tottenhamit – por, suedeze ka vendosur për një rikthim në Itali, shkruan Zëri.info.

Ibrahimovic ka luajtur për dy edicione në kampionatin amerikan MLS te LA Galaxy, derisa 38-vjeçari është agjent i lirë që prej verës së kaluar.

Marrëveshja me gjigantin nga ‘San Siro’ është arritur në princip dhe ajo do të jetë e vlefshme deri në fund të edicionit të ardhshëm, raporton ‘Telegraph’.

Image

Milani renditet në vendin e 11-të në Serie A dhe do të shpresojë që Zlatan, i cili ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2012, do t’i drejtojë ata drejt pjesës së epërme të tabelës.

Gjatë edicionit të tij të parë në Angli, Ibrahimovic shënoi 28 gola duke ndihmuar ‘Djajtë e Kuq’ ta fitojnë Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës.

Ndonëse trajneri i tij i preferuar, Jose Mourinho, e kërkoi Ibrahimovicin te Tottenhami, ai ka vendosur që të kalojë te Milani./Zëri.info