'Ka muhabete' - Afrim Tovërlani tregon kur mund t'i kthehet 'zanatit' të trajnerit në futbollin e Kosovës

'Ka muhabete' - Afrim Tovërlani tregon kur mund t'i kthehet 'zanatit' të trajnerit në futbollin e Kosovës

Sport dhjetor 03, 2019 - 09:23
Detajet

Afrim Tovërlani është trajneri më i suksesshëm në futbollin kosovar.

‘Toki’ i cili pjesën më të mirë të karrierës e kaloi te klubi më i madh në vend, FC Prishtina, është i papunë që prej përfundimit të stinorit vjeshtor të edicionit të kaluar, raporton Zëri.info.

Së fundmi, ai ishte pjesë e FC Ferizajt, klub në të cilin nuk arriti ta kryente punën e tij siç di ai për shkak të problemeve të shumta financiare.

Por, a do të rikthehet Tovërlani në futbollin kosovar së shpejti?

Image

Në emisionin ‘Rock n’Roll Football’, i cili transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri, Tovërlani ka bërë me dije se mund të ketë diçka në këtë aspekt.

“Janari ose shkurti janë vonë. Besoj se deri në fund të dhjetorit, nëse janë serioz, pasi ka biseda, mund të ketë diçka”, ka thënë fillimisht Tovërlani, përcjell Zëri.info.

“Madje, edhe fundit i dhjetorit është vonë pasi duhet të bisedohen gjërat, organizimi, transferimet e gjëra të tjera”, tregon më tej ‘Toki’.

“Megjithatë, ende gjithçka është në pikëpyetje”, shtoi ai./Zëri.info