Mësohen datat e ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Mësohen datat e ndeshjeve të Kupës së Kosovës

Sport dhjetor 03, 2019 - 13:42
Detajet

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për 1/8 e DigitAlb Kupën e Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore e kësaj faze pa dyshim se do të mes Ballkanit dhe Trepçës ’89, shkruan Zëri.info.

Prishtina udhëton në Lipjan për t’u ndeshur me Arbërinë e Dobrajës, anëtar i Ligës së parë.

Fituesi aktual i kësaj gare, skuadra e Feronikelit do të përballet në Drenas me ekipin A&N.

Tashmë dihen edhe datat kur do të zhvillohen këto ndeshje.

Ndeshjet do të zhvillohen këtë fundjavë, më 7 dhe 8 dhjetor.

Shorti:

Feronikeli - A&N

Drenica - Dardana

Vitia - Dukagjini

Trepça - Vushtrria

Gjilani - 2 Korriku

Arbëria - Prishtina

Ballkani - Trepça ‘89

Liria – Ferizaj./Zëri.info