Rast i çuditshëm në NBA: Rrjeta e nxjerr topin jashtë, gjyqtari nuk e pranon koshin

Rast i çuditshëm në NBA: Rrjeta e nxjerr topin jashtë, gjyqtari nuk e pranon koshin

Sport December 04, 2019 - 16:50
Detajet

Një rast mjaft i çuditshëm ka ndodhur në kampionatin më të madh të basketbollit në botë, NBA, transmeton zeri.info

Gjatë ndeshjes mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, James Harden bëri një kosh, i cili nuk u pranua nga gjyqtari.

Shkak për këtë është bërë, se gjatë kohës kur Harden e bëri koshin, topi nxirret përsëri nga rrjeta, duke dhënë përshtypjen se pika nuk u realizua.

Pikërisht pas këtij momenti protestat nga Rockets ishin të shumta, por gjyqtari vendosi që të mos e quante pikë këtë.

Koha e rregullt u mbyll më pas në barazim 115-115, duke shkuar kështu në shtesë, aty ku fituan Spurs me 2 pikë diferencë, 135-133./Zëri