ZYRTARE: Ministria i largon dilemat, Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë legjitime kryetar i FFK-së

ZYRTARE: Ministria i largon dilemat, Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë legjitime kryetar i FFK-së

Sport December 05, 2019 - 16:06
Detajet

Ministria e Administratës Publike e Qeverisë së Kosovës sot përmes një letre të siguruar nga Zëri.info ka sqaruar gjithçka rreth dilemave të përhapura ditëve të fundit nëse Kuvendi i FFK-së ku u zgjodh për kryetar Agim Ademi kishte shkelje apo jo kur iu dha mandati katër vjeçar, shkruan Zëri,info.

Në përgjigjen dërguar sekretarit të Federatës ë Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu sqarohet se Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt.

“Sa i përket mandatit e Përfaqësuesit të Autorizuar-pozita Kryetar i FFK-së Departamenti për Organizata Joqeveritare në Ministrin e Administratës Publike, duke u mbështetur në të dhënat e evidentuara në proces verbalin nga Mbledhja e Kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së të datës 6 Korrik 2018, Konfirmon si në vijim: Përfaqësuesi autorizuar- kryetari i FFK-së është zgjedhur më mandatit 4 vjeçar, ashtu siç parashihet me nenin 39 të statusit nga delegatët e Kuvendit të FFK-së. Kuvendi i FFK-së është i vetmi organ kompetent për zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit të FFK-së. Në asnjë dispozitë juridike të Statusit të Organizatës Joqeveritare të FFK-së nuk parashikohet zgjedhja ndryshe e Përfaqësuesit të Autorizuar pozita e të cilit në organizatë është kryetar i FFK-së”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrisë së Administratës Publike siguruar nga Zëri.info.

Kujtojmë se ditët e fundit FFK-ja është përballur me sulme të ndryshme.

Arianit Ahmeti, zëvendës-sekretar i FFK-së pretendohet se kishe mbledhur nënshkrime për ta rrëzuar Agim Ademin nga pozita e kryetarit.

Ditën e djeshme, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së e ka shkruar Ahmetin. /Zëri.info

Image

Image

Image