E zbulon Conte: Refuzova këtë gjigant evropian para se të vija te Interi

E zbulon Conte: Refuzova këtë gjigant evropian para se të vija te Interi

Sport December 05, 2019 - 16:56
Detajet

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka konfirmuar që e ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Romës më herët gjatë këtij viti, transmeton zeri.info

Conte ishte lidhur me një kalim te romakët para se të kalonte te Interi dhe madje kishte pasur bisedime me zyrtarët e klubit.

Ai kishte folur për këtë gjë me legjendën e Romës, Francesco Totti.

“Me Franceson, është një miqësi e gjatë. Ai ma shpjegoi situatën dhe më tha për mundësinë e kalimit te Roma. Unë e tregova qëllimin tim në një mënyrë të qetë dhe mendova se nuk ishte koha e duhur. E di së edhe një klub i madh, por nuk ishte koha. Ndoshta në të ardhmen”, shtoi ai./Zëri