Futbollisti i Evertonit pati një rast të artë përballë Liverpoolit, por kështu e frikësoi Van Dijk

Futbollisti i Evertonit pati një rast të artë përballë Liverpoolit, por kështu e frikësoi Van Dijk

Sport December 05, 2019 - 18:15
Detajet

Liverpooli korri fitore mbrëmë në derbin e qytetit ndaj Evertonit në Premierligë, shkruan zeri.info

Por, gjatë kësaj ndeshje ndodhi një episod mjaft i veçantë.

Në minutën e 86-të, sulmuesi i Evertonit, Moise Kean pati një rast të artë përballë portierit Adrian.

Por, mbrojtësi Virgil van Dijk e hutoi atë në një mënyrë të veçantë,

Holandezi iu afrua dhe i bërtit te veshi, derisa Kean e humbi rastin dhe topi shkoi jashtë portës./Zëri