Gjiganti anglez takohet me përfaqësuesit e Dembeles

Gjiganti anglez takohet me përfaqësuesit e Dembeles

Sport December 05, 2019 - 18:27
Detajet

Manchester City është duke shprehur interesim për yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, transmeton zeri.info

Zyrtarët e klubit anglez janë takuar me përfaqësuesit e reprezentuesit francez, raporton “El Desmarque”.

Reprezentuesi francez prej kohësh është lidhur me një largim nga “Camp Nou”, derisa raportohet se interesim për të kanë shprehur edhe Paris Saint-Germaini dhe Chelsea.

Dembele ka shënuar vetëm një gol këtë edicion në 9 paraqitje për katalunasit./Zëri