Titulli skandaloz me fotografinë e Smallingut, reagon futbollisti anglez

Titulli skandaloz me fotografinë e Smallingut, reagon futbollisti anglez

Sport December 05, 2019 - 18:37
Detajet

Mbrojtësi i Romës, Chris Smallingut ka reaguar pas titullit kontrovers të gazetës italiane “Corriere dello Sport”, transmeton zeri.info

Titutlli “Black Friday” (E premte e zezë) nga “Corriere dello Sport” ka shkaktuar reagime të shumta.

Image

Ballina e gazetës italiane përfshinte fotografië e Romelu Lukakut dhe Chris Smallingut para ndeshjes mes Interit dhe Romës.

Smalling e ka quajtur këtë titull të gabuar dhe tejet të papërshtatshëm.

“Përderisa do të duhesha ta kaloja ditën duke u përqendruar për ndeshjen e madhe nesër, është e rëndësishme që të them se ajo që ndodhi në mëngjesin e sotëm ishte e gabuar dhe tejet e i pandjeshme”, ka shkruar ai në “Twitter”./Zëri