‘Black Friday’, Milani dhe Roma marrin këtë vendim pas titullit skandaloz të gazetës italiane

‘Black Friday’, Milani dhe Roma marrin këtë vendim pas titullit skandaloz të gazetës italiane

Sport December 05, 2019 - 19:03
Detajet

Titutlli “Black Friday” (E premte e zezë) nga gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka shkaktuar reagime të shumta, transmeton zeri.info

Ballina e gazetës italiane përfshinte fotografië e Romelu Lukakut dhe Chris Smallingut para ndeshjes së nesërme mes Interit dhe Romës.

Përmes një njoftimi në uebfaqen zyrtare, Milani ka njoftuar se së bashku me Romën do ta bojktojnë gazetën “Corriere dello Sport”.

“Ne besojmë se lojtarët, klubet, tifozët dhe media duhet të bashkohen në luftën kundër racizmit në futboll dhe ne të gjithë kemi një përgjegjësi për të qenë të saktë në fjalët që përdorim dhe në mesazhet që i përçojmë. Në përgjigje të titullit ‘Black Friday’ nga gazeta, Milani dhe Roma kanë vendosur ta ndalojnë ‘Corriere dello Sport’ nga seancat stërvitore deri në fund të vitit dhe lojtarët tonë nuk do të kenë aktivitet me gazetën gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi./Zëri