Khabib Nurmagomedov thyen heshtjen, kështu e quan kundërshtarin e radhës

Khabib Nurmagomedov thyen heshtjen, kështu e quan kundërshtarin e radhës

Sport December 05, 2019 - 19:35
Detajet

Khabib Nurmagomedov më në fund e ka thyer heshtjen e tij para duelit me Tony Fergusonin në prill të 2020-s, derisa e ka quajtur atë një kundërshtar të denjë, transmeton zeri.info

Nurmagomedov është përballur me disa prej luftëtarëve më të mirë të UFC-së, duke përfshirë Conor McGregorim dhe Dustin Poirierin, por ai thotë se do të jetë i motviuar ndaj një kundërshtari si Ferguson.

“Unë do të stërvitem shumë. Me çdo luftë, unë fitoj më shumë dhe përfitoj më shumë përvojë. Unë jam duke u plakur, unë jam 31-vjeçar. Mendoj se është një pikë kulminante e një karrierë të luftëtarit. Sigurisht, unë do të stërvitem shumë për këtë meç sepse kam një kundërshtar të denjë. Ai është shumë i mirë dhe një kundërshtar i rrezikshëm”, u shpreh ai./Zëri