Situata e vështirë nga tërmetet, në Rumani i bëjnë thirrje klubeve të ndihmojnë Shqipërinë

Situata e vështirë nga tërmetet, në Rumani i bëjnë thirrje klubeve të ndihmojnë Shqipërinë

Sport December 05, 2019 - 20:29
Detajet

Situata e vështirë në Shqipëri nga tërmeti i 26 nëntorit ku kishte shumë viktima dhe dëme materiale, ka bërë që vende të ndryshme të vijnë në ndihmë vendit tonë.

Pas solidarizimit nga klubet e vendeve fqinje si Italia dhe Greqia, tashmë me situatën në vendin tonë solidarizohen edhe në Rumani.

Me kërkesë të Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, Liga Profesioniste e Futbollit në Rumani ka vendosur të marrë pjesë në fushatën e solidarizimit për Shqipërinë.

Drejtuesit e kësaj Lige, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, kanë ftuar të gjitha klubet dhe tifozët të japin ndihmat e tyre për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Image