Zyrtare: Evertoni shkarkon Silvan

Zyrtare: Evertoni shkarkon Silvan

Sport December 05, 2019 - 20:38
Detajet

Evertoni e ka shkarkuar trajnerin Marco Silva pas humbjes 5:2 nga Liverpooli të mërkurën, transmeton zeri.info

Klubi anglez e ka nisur dobët edicionin 2019/2020 në Premierligë dhe momentalisht zë vendin e 18-të në tabelë.

Silva kishte nënshkruar me Evertonin në maj të 2018-s dhe e kishte drejtuar Evertonin drejt vendit të tetë në edicionin e kaluar, por këtë edicion ka grumbulluar vetëm 14 pikë pas 15 ndeshjeve.

Ndërkohë, mediet angleze shkruajnë se David Moyes shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Silvan.

Skocezi e kishte drejtuar më herët Evertonin gjatë periudhës 2002-2013./Zëri

Image