Vazhdon kriza, kjo gjë nuk i kishte ndodhur Arsenalit që prej vitit 1977

Vazhdon kriza, kjo gjë nuk i kishte ndodhur Arsenalit që prej vitit 1977

Sport December 05, 2019 - 23:21
Detajet

Arsenali është mposhtur me rezultat 2:1 në shtëpi nga Brightoni në xhiron e 15-të të ligës angleze, shkruan zeri.info

Kjo ishte ndeshja e nëntë pa fitore e Arsenalit në të gjitha garat.

Kjo gjë nuk i kishte ndodhur klubit londinez që prej 10 marsit të vitit 1977.

Fitorja e fundit e Arsenalit daton më 24 tetor, kur kishte triumfuar nda Vitorias në Ligën e Evropës.

Arsenali tani e gjen veten në pozitën e 11-të në tabelën e Premierligës me 19 pikë./Zëri