Pa fitore në dy ndeshjet e para në krye të Arsenalit, këto janë fjalët e Ljungbergut

Pa fitore në dy ndeshjet e para në krye të Arsenalit, këto janë fjalët e Ljungbergut

Sport December 05, 2019 - 23:59
Detajet

Arsenali pësoi humbje në shtëpi nga Brightoni në xhiron e 15-të të Premierligës, transmeton zeri.info

“Topçinjtë” u mposhtën 2:1 nga Brightoni.

Trajneri i përkohshëm i Arsenalit, Freddie Ljungberg ka thënë se ishte ndeshje e vështirë.

“Ishte e vështirë. Ne nuk u paraqitëm mirë në pjesën e parë, nuk punuam shumë dhe nuk patëm dëshirë për lojë. Ju s’mund ta filloni ashtu”, ka thënë Ljungberg.

“Është shqetësuese për çdo trajner, një mungesë vetëbesimi”, shtoi ai./Zëri