ZYRTARE: Futbollisti shqiptar largohet nga Lazio, befason me ekipin e ri

ZYRTARE: Futbollisti shqiptar largohet nga Lazio, befason me ekipin e ri

Sport December 06, 2019 - 15:42

Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Riza Durmishi është larguar nga Lazio.

Futbollisti i cili luan për Kombëtaren e Danimarkës. është huazuar tek ekipi francez, OGC Nice.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Ligue 1, i cili do ta ketë në dispozicion mbrojtësin e majtë nga janari.

25 vjeçari i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me “Le Gym” dhe do të jetë i gatshëm për ekipin e ri nga 1 janari 2020.

Përfaqësuesi danez arrin në Nice nga Lazio në formë huazimi për gjashtë muaj, por klubi francez e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të tij pas përfundimit të sezonit.

Durmishi nuk arriti të linte gjurmë në kryeqytetin italian, prandaj do të transferohet në Nice për të luajtur në vazhdimësi.

Image