Agjencia serbe e lajmeve: Kosova mund të pezullohet nga FIFA dhe UEFA

Agjencia serbe e lajmeve: Kosova mund të pezullohet nga FIFA dhe UEFA

Sport December 06, 2019 - 16:26
Detajet

Zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës kanë bërë bujë edhe në mediat serbe, shkruan Zëri.info.

Agjencia e lajmeve “B92”, shkruan se Federata e Futbollit e Kosovës mund të përjashtohet nga FIFA dhe UEFA për shkak të ndërhyrjeve politike.

Kjo agjenci i referohet lajmeve të ditës së sotme të mediave në Maqedoni të cilat shkruajnë se Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut e sheh veten para inkuadrimit direkt në finale të Ligës së Kombeve ku do të diskutohet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2020, pasi Kosova rrezikon pezullim nga instancat ndërkombëtare të futbollit.

Image

Dueli gjysmëfinal Maqedoni e Veriut-Kosovë i paraparë për datën 26 mars të vitit të ardhshëm mund të mos zhvillohet, me Maqedoninë e Veriut që do të përfitonte nga përzierja e politikës së Kosovës në institucionin udhëheqës të futbollit në vendin fqinjë.

Image

Gjithsesi, ditën e djeshme, Ministria e Administratës Publikë njoftoi se në FFK kryetari Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa komunikata që i referohen Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit e ku pretendohet që Agim Ademi e ka shkelur statusin me rastin e zgjedhjes kryetar, por vet Ministri Kujtim Gashi e ka mohuar një gjë të tillë. /Zëri.info

Image