Edhe mediet kroate shkruajnë për mundësinë e përjashtimit të Kosovës

Edhe mediet kroate shkruajnë për mundësinë e përjashtimit të Kosovës

Sport December 06, 2019 - 16:55
Detajet

Agjencia serbe e lajmeve “B92”, ka shkruar sot se Federata e Futbollit e Kosovës mund të përjashtohet nga FIFA dhe UEFA për shkak të ndërhyrjeve politike

Kjo agjenci i referohet lajmeve të ditës së sotme të mediave në Maqedoni të cilat shkruajnë se Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut e sheh veten para inkuadrimit direkt në finale të Ligës së Kombeve ku do të diskutohet kualifikimi në Kampionatin Evropian të vitit 2020, pasi Kosova rrezikon pezullim nga instancat ndërkombëtare të futbollit.

Ky lajm ka bërë buj edhe në Kroaci të cilat gjithashtu duke iu referuar lajmeve të fundit që vijnë nga Kosova, thonë se gjasat për përjashtim janë të mëdha, transmeton Zëri.info

“Kosova ka shumë gjasa të kualifikohet në Euro 2020, por ka edhe shumë gjasa të përjashtohet pa luajtur fare”, ka shkruar sot Index.hr duke vazhduar

“Herën e kaluar kur Kosova luante në eliminatoret për Kampionatin Botërorin e ku në atë grup ishte edhe Kroacia mori vetëm një pikë, ndërsa sivjet ka 11 pikë në eliminatoret për Evropian dhe askush nuk e kishte pritur një ngritje kaq të madhe, dhe një përjashtim për shkaqe politike do të ishte e dhimbshme”.

“UEFA dhe FIFA ndalojnë në mënyrë të qartë çdo ndërhyrje politike në sport me statutet e tyre. Kështu, në vitin 2014, Federata e Futbollit e Nigerisë u pezullua nga garat ndërkombëtare për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në punën e federatës, dhe një vit më parë e njëjta gjë ndodhi me Kamerunin, andaj Kosova duhet të ketë kujdes”, ka vlerësuar Index.hr.

Gjithsesi, ditën e djeshme, Ministria e Administratës Publikë njoftoi se në FFK kryetari Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa komunikata që i referohen Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit e ku pretendohet që Agim Ademi e ka shkelur statusin me rastin e zgjedhjes kryetar, por vet Ministri Kujtim Gashi e ka mohuar një gjë të tillë. /Zëri.info