Driton Kuka: Po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë

Driton Kuka: Po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë

Sport December 06, 2019 - 17:33
Detajet

Sporti i Kosovës vazhdon t;i sjell vendit shumë suksese në arenën ndërkombëtare e padyshim në këtë situatë primatin e mban Federata e Xhudos së Kosovës e cila përveç shuam medaljeve nga kampionatet botërore e Evropiane, është pronare edhe e medaljes së artë olimpike, por ja që situata nuk duket të jetë edhe aq mirë në këtë institucione, shkruan Zëri.info.

Së paku kështu ka thënë trajneri më i suksesshëm në vendin ton Driton Kuka i cili përmes një shkrimi në Facebook ka shpërthyer me mllefin e tij ndaj institucioneve të vendit.

“Po hyjmë në Vitin Olimpik 2020 e federatat ende me problemet e sfidat e vjetra e këto shumëfish ma të komplikume në situata të tilla politike si kjo por edhe para kësaj here kishte ndodh njëjtë mos më keq!

 

Sivjet Sportet Olimpike secili veç e veç pati sfidat e veta në Kampionate Evropiane e Botërore.
Xhudo në Evropian gjegjësisht Lojëra Evropiane e vetmja me 3 medalje
 

Për këtë garë e fitore kishte ceremoni dhe shpërblimet u kryen shumë shpejt!
Xhudo në Botërorin në Tokio me 3 medalje tjera prapë e vetmja Federatë Olimpike me medalje në Botërorët e mbajtur sivjet nga federatat

Olimpike por kësaj radhe ska asnjë lëvizje nga Ministria sipas asaj që medalistëve ju takon me ligj!
E ende në pritje për TM4 për federatën tonë e shumë tjera.
Kështu po jepni kurajo për sukses eventual në Lojëra Olimpike për ata që janë potencial!?
Sinqerisht keq!
Ndërkohë lakmia spo len me u ba Qeveria e re që me padurim po e presim,leni pak lakminë e mendoni pak ma shumë për popull e ndërtim të shtetit!
Dhashtë Zoti të ndodh ma shpejt se po i zbehni shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovën tonë!
Foto nga Minsku me medaljen e artë e fituar sivjet nga Majlinda për Kosovën tonë!”, ka shkruar Driton Kuka./Zëri.info

Image