"Shpërthen’ Eroll Salihu: Nëse kjo katrahurë nuk ndalet, mund të kemi probleme

Sport December 06, 2019 - 17:36
Detajet

Ngjarjet e fundit në futbollin e Kosovës ku është dhënë lajmi për mundësinë e përjashtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga të gjitha garat ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku luajmë ndaj Maqedonisë së Veriut, e kanë shqetësuar jo pak opinionin futbolldashës, shkruan Zëri.info.

Për këtë situatë është deklaruare dhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu i cili ka thënë se nëse vazhdohet me këtë katrahurë gjithçka mund të ndodhë.

“Nëse kjo katrahurë ndalet atëherë nuk ka probleme”, ka thënë shkurt Salihu në një deklaratë dhënë për Zëri.info.

Gjithsesi, nga kjo mund të kuptojmë se fushata e nisur kohëve të fundit për thirrjen e një Kuvendi zgjedhor dhe shkresa nga Ministria e Sportit se Kuvendi Zgjedhor në viti 2018, ka pasur shkelje, është cilësuar si ndërhyrje direket e politikës në sport dhe kjo është rreptësishtë e ndaluar nga FIFA e UEFA.

Ditën e sotme për çështjen në fjalë janë marr mediat në Maqedoninë e Veriut, Kroaci e Serbi duke shkruar se Kosova mund të suspendohet nga FIFA dhe UEFA.

Gjithsesi, ditën e djeshme, Ministria e Administratës Publikë njoftoi se në FFK kryetari Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe se nuk ka vend për shqetësim.

Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa komunikata që i referohen Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit e ku pretendohet që Agim Ademi e ka shkelur statusin me rastin e zgjedhjes kryetar, por vet Ministri Kujtim Gashi e ka mohuar një gjë të tillë. /Zëri.info