ZYRTARE: Vjen largimi i parë nga KF Flamurtari

ZYRTARE: Vjen largimi i parë nga KF Flamurtari

Sport December 06, 2019 - 18:27
Detajet

Flamurtari nga sot duhet t’i bëjë llogaritë pa futbollistin Ersin Fetahi. Lojtari që sivjet ishte pjesë e skuadrës kuqezi nga Prishtina ka mbyllur aventurën për të synuar ndonjë ekip tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes Facebokut, shkruan Zëri.info.

“Falemnderit KF Flamurtari

Për arsye personale vendosa për shkëputjen e kontratës me ekipin e Flamurtarit

Falënderoj drejtuesit e klubit për mirëkuptimin që patën ndaj kërkesës time dhe per korrektësinë maksimale ndaj meje.

Ju uroj shumë suksese ekipit njëkohësisht edhe bashkëlojtarëve të cilët kemi kaluar nje periudhë te paharrueshme.

Fetahi ka kërkuar të largohet nga KF Flamurtari, pasi që nuk pati minutat e duhura në dispozicion në stinorin vjeshtor të kampionatit dhe kërkon një skuadër ku mund të aktivizohet më shumë.

Flamurtari, pas 17-të xhirosh, gjendet në pozitën e 9-të në tabelë, me pesë pikë larg zonës që siguron mbijetesën”, ka shkruar Fetahi. /Zëri.info