Bernard Berisha vazhdon kontratën me Akhmat Grozny

Bernard Berisha vazhdon kontratën me Akhmat Grozny

Sport December 06, 2019 - 19:46
Detajet

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha nuk e ka ndërmend të largohet për momentin nga kampionati rus përkatësisht skuadra Akhamt Grozny.

Berisha dhe skuadra kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për vazhdimin e kontratës.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i përgjithshëm i Akhmatit, shkruan Zëri.info.

“Në një të ardhme të afërt, kontrata me Bernard Berishën do të rinovohet. Kemi arritur një akord për të firmosur për 3 vite”, ka drejtori sporti i Akhmat, Akhmed Ajdamirov, për mediet ruse.

Nuk ka vonuar shumë dhe Berisha përmes rrjetit social ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë edhe për 3 vite me skuadrën aktuale të tij.

"I lumtur për rinovimin e kontratës me tre vite të tjera", ka shkruar Bernard Berisha.

28-vjeçari Bernard Berisha është pjesë e skuadrës çeçene që nga viti 2016. Kurse, është pjesë e rëndësishme e skuadrës, në të cilën aktivizohet edhe futbollisti tjetër shqiptar, Odise Roshi. /Zëri.info

Image