Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni

Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni

Sport December 06, 2019 - 19:50
Detajet

Junhwi Shin është djaloshi 7 vjeçar nga Koreja e Jugut që është pjesë e shkollës së futbollit FC Prizreni dhe në të ardhmen ëndërron që të luajë për Tottenham.Një korean e ka nisur ëndrrën për t’u bërë futbollist nga qyteti i bukur i Prizrenit, raporton Reporteri.

Junhwi Shin është pjesë e FC Prizrenit tash e dy muaj, derisa ai ka ambicie të mëdha për të ardhmen. Ai ëndërron që të luajë për Tottenhamin, aty ku luan edhe idhulli i tij që po ashtu vjen nga Koreja e Jugut, Son Heung-min.

Më poshtë mund ta shihni videon dhe të mësoni më shumë nga koreani Shin.

 
Një korean nis ëndrrën për t'u bërë futbollist nga Prizreni, synimi i tij të luajë për Tottenhamin

Një korean nis ëndrrën për t'u bërë futbollist nga Prizreni, synimi i tij të luajë për Tottenhamin ë https://youtu.be/TM0IDd9JBN8

Posted by Reporteri on Friday, December 6, 2019