Politikanët po i keqpërdorin biletat VIP për ndeshjet e Kosovës

Politikanët po i keqpërdorin biletat VIP për ndeshjet e Kosovës

Sport December 06, 2019 - 22:19
Detajet

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, e ka pranuar se politikanët po i keqpërdorin biletat VIP për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

Përderisa biletat për ndeshjet e Kosovës janë shumë vështirë të arritshme për shumicën e tifozëve kosovarë, gjysma e biletave VIP për këto ndeshje i takojnë falas Presidencës së vendit.

Në studion e emisionit sportiv “Favorit” në T7, Agim Kasapolli ka akuzuar për keqpërdorime me këto bileta, gjë të cilën e ka pranuar edhe Eroll Salihun.

Më poshtë mund ta lexoni debatin mes tyre.

Agim Kasapolli: E kam parë Eroll, te zona VIP… i kam parë të gjithë shoferët e kryeministrave, truprojat…

Eroll Salihu: Ne e menaxhojmë vetëm një pjesë.

Agim Kasapolli: Qysh?

Eroll Salihu: Ne e menaxhojmë vetëm pjesën sportive…

Agim Kasapolli: Tash po e gjuan topin në tjera anë. Kush i shet biletat?

Eroll Salihu: Gjysmën e zonës VIP e menaxhon Presidenca.

Agim Kasapolli: Qe pra, ky është gabimi më i madh, qe politika. Pse presidenca?

Eroll Salihu: Jemi të obliguar, përfaqësuesit shtetërorë janë të obliguar të jenë..

Agim Kasapolli: Kush tha mos me qenë përfaqësuesit shtetërorë? Por jo të vijnë me djalin, me gruan, me çikën. Unë e kam parë ministrin me dy çika…

Eroll Salihu: Ka pasur rast… Edhe unë kam mbetur pa u ulur…

Agim Kasapolli: Por, pranoj këto gjëra o burrë…

Eroll Salihu: Kjo është e tepruar, por ata duhet të jenë aty. Por, jo t’i marrin me djalë e çikë.