Munishi zbulon 'çelësin e suksesit' te Ballkani

Munishi zbulon 'çelësin e suksesit' te Ballkani

Sport December 08, 2019 - 21:04
Detajet

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit ka thënë se ka bërë disa ndryshime që kanë qenë kruciale për suksesin e këtij stinori.

"E kemi ndryshuar stilin e lojës. Nuk ka skuadër në Kosovë që luan lojë më defanzive se ne", ka thënë fillimisht Munishi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Vetë fakti që mesfushori ynë i shënon dhjetë gola, e dëshmon një gjë të tillë", vlerësoi Munishi.

"E kemi bazën e skuadrës që ka qenë edicionin e kaluar, por e kemi rritur shpejtësinë dhe kjo ka qenë determinuese për ne", shtoi Munishi./Zëri.info