Statistikat e Ballkanit në stinorin vjeshtor, Munishi kujton thënien legjendare të Kloppit

Statistikat e Ballkanit në stinorin vjeshtor, Munishi kujton thënien legjendare të Kloppit

Sport December 08, 2019 - 21:10
Detajet

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit ka thënë se ka bërë disa ndryshime që kanë qenë kruciale për suksesin e këtij stinori.

"E kemi ndryshuar stilin e lojës. Nuk ka skuadër në Kosovë që luan lojë më defanzive se ne", ka thënë fillimisht Munishi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

Image

Tutje, Munishi duke folur për statistikat, ka folur edhe për një deklaratë të trajnerit të Liverpoolit Jurgen Klopp.

"E mbaj mend një deklaratë të Jurgen Klopp, kur ai thotë se statistikat duhet lënë për play-station, pra nuk kanë rëndësi", theksoi Munishi.

Lidhur me këtë foli edhe kapiteni i Ballkanit Visar Berisha, i cili u shpreh i lumtur me ecurinë e deritashme.

Image

"Natyrisht, jam i lumtur. Statistikat nuk kanë rëndësi. Jemi befasia e këtij edicioni", shtoi Berisha./Zëri.info