Blendi Baftiu zbulon të ardhmen, tregon nëse do të mbetet te Ballkani

Blendi Baftiu zbulon të ardhmen, tregon nëse do të mbetet te Ballkani

Sport December 08, 2019 - 21:25
Detajet

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Sensacioni i këtij stinori ka qenë Blendi Baftiu, i cili është edhe golashënuesi më i mirë me dhjetë gola.

Baftiu në mes të tjerash ka zbuluar edhe të ardhmen e tij.

Image

"Një gjë është e sigurtë se do të mbeten te Ballkani deri në fund të edicionit", ka thënë Baftiu në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Më pas do të ulemi të bisedojmë me trajnerin dhe presidentin për ta marrë një vendim më të mirin për mua", vlerësoi Baftiu.

"Nëse shkojmë në garat evropiane, atëherë do të vazhdoj ende me Ballkanin deri në përfundimin e tyre", theksoi ai.

"Do të përshtatesha në kampionate si Holanda, Suedia apo Zvicra", përfundoi Baftiu./Zëri.info