E zbulon Ismet Munishi: Kemi marrë ofertë prej 200 mijë euro për këtë futbollist

E zbulon Ismet Munishi: Kemi marrë ofertë prej 200 mijë euro për këtë futbollist

Sport December 08, 2019 - 21:31
Detajet

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Sensacioni i këtij stinori ka qenë Blendi Baftiu, i cili është edhe golashënuesi më i mirë me dhjetë gola.

Trajneri i tij, Ismet Munishi ka zbuluar se klubi e ka pasur një ofertë prej 200 mijë eurosh për Baftiun.

Image

Megjithatë, ai thotë se për Baftiun më mirë është të mbetet deri në fund të edicionit te Ballkani.

"E kemi pasur një ofertë prej 200 mijë eurosh për Blendi Baftiun, edhe pse jo me letër", ka zbuluar Munishi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Bëhet fjalë për një skuadër jashtë vendit, por më mirë për të është të mbetet deri në fund të edicionit", vlerësoi Munishi.

Image

"Nuk kam asnjë dyshim se Blendi do të jetë në një klub të madh së shpejti", shtoi ai./Zëri.info