Visar Berisha: Jam me fat që e kam një trajner si Ismet Munishi

Visar Berisha: Jam me fat që e kam një trajner si Ismet Munishi

Sport December 08, 2019 - 21:34
Detajet

Kapiteni i Ballkanit, Visar Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin Arena Sportive në RTK, përcjell Zëri.info. 

Berisha i cili ka një karrierë të madh si futbollist, e ka dërguar në qiell trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi. 

"Jam me fat që e kam një trajner si Ismet Munishi. Ai e ka bërë një punë të madhe sidonos me lojtarët e rinj", ka thënë Visar Berisha, shkruan Zëri.info. 

Ballkani e mbylli vjeshtën si kampion vjeshtor në Superligë me 34 pikë të grumbulluara. 

Kjo skuadër ka treguar sukses edhe në Digitalb Kupën e Kosovës duke u kualifikuar në çerkfinale ku i eliminoi ekipe të forta si Drita dhe Trepça '89./Zëri.info