Prishtina fiton përballjen kundër Trepçës

Prishtina fiton përballjen kundër Trepçës

Sport December 08, 2019 - 21:42
Detajet

Sigal Prishtina ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 65:105 (9:27, 13:26, 20:38, 23:14) në takimin e fundit të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bardhekaltrit ishin më të mirë në këtë përballje nga fillimi, ku çerekun e parë e fituan me rezultat 9:27, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë që e fituan 13:26. Prishtinasit fituan edhe periodën e tretë 20:38, kurse në atë të fundit fituan vendasit me rezultat 23:14, përcjell Zëri.info.

Te Trepça u dalluan Malik Irwin me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Besnik Azemi me 14 pikë, derisa te Sigal Prishtina më të mirët ishin Divine Myles me 20 pikë, Fahro Alihoxhiq me 19, Fisnik Rugova me 16, Meriton Ismaili me 15 dhe Mikaile Tmusiq me 15.

Trepça ka dy fitore dhe 12 humbje, kurse Sigal Prishtina dhjetë fitore dhe tri humbje./Zëri.info