Arbëria 0, FC Prishtina 1: Gjithçka që ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri'

Arbëria 0, FC Prishtina 1: Gjithçka që ndodhi në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri'

Sport December 08, 2019 - 22:02
Detajet

FC Prishtina është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Skuadra kryeqytetasi triumfoi sot ndaj Arbërisë nga Dobraja me rezultat 1:0 për të vazhduar tutje.

Por, prishtinasit kishin punë mjaft të vështirë sot ani pse luajtën ndaj një skuadre që garon në Ligën e Parë.

Pas ndeshjes, trajneri Armend Dallku nuk është shprehur fare i kënaqur me lojtarët e tij.

“Gjithçka lidhet me neglizhencën. Ishte ndeshja e fundit dhe ndoshta të gjithë lojtarët i kanë mendjen se ku do t'i bëjnë pushimet”, tha Dallku pas ndeshjes.

Krahas Kupës së Kosovës, FC Prishtina është në luftë edhe për titullin kampion./Zëri.info