Trilerin prej pesë golave të shënuar në 'Renato Dall'Ara' e fiton Milani

Trilerin prej pesë golave të shënuar në 'Renato Dall'Ara' e fiton Milani

Sport December 08, 2019 - 22:37
Detajet

Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Renato Dall'Ara', trilerin e pesë golave të shënuar e kanë fituar 'Rossonerët', shkruan Zëri.info.

Piatek ('15), Theo Hernandez ('32) dhe Bonaventura ('46) i shënuan golat për mysafirët.

Image

Ndërsa, për vendasit shënuan Theo Hernandez (og, '40) dhe Sansone në minutën e 84-t.

Me këtë fitore, Milani ngritet në vendin e dhjetë në tabelë me 20 pikë të tubuara.

Image

Kurse, Bologna e Blerim Xhemajlit mbetet në vendin e 12-të me 16 sosh./Zëri.info