Konfirmohet interesimi i klubit të madh evropian për Vedat Muriqin

Konfirmohet interesimi i klubit të madh evropian për Vedat Muriqin

Sport December 08, 2019 - 22:45
Detajet

Me nëntë gola të shënuar, Vedat Muriqi është në formë mbresëlënëse me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë.

Në ndeshjen e fundit kundër Gençlerbirligit, sulmuesi prizrenas arriti të shënojë dy gola në fitoren 5:2, shkruan Zëri.info.

Tashmë bëhet e ditur se edhe klubi i madh i Ligës 1 Monaco e ka përcjellur nga afër 25-vjeçarin në këtë ndeshje.

Image

Lajmin në fjalë e ka konfirmuar gazetari francez Ignazio Genuardi.

Sipas Genuardit, skoutët e Monacos ishin prezent në stadium për ta përcjellur nga afër futbollistin e Kosovës.

Përveç Monacos, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe Machester Unitedi, Tottenhami dhe Lazio./Zëri.info