'Shpërthen' Qeqa, tregon se sa keq e ka përjetuar hallakamën në FFK

'Shpërthen' Qeqa, tregon se sa keq e ka përjetuar hallakamën në FFK

Sport December 08, 2019 - 22:58
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe gazetarja e mirënjohur kosovare Qëndresa Krelani, e cila nuk e pëlqen aspak këtë situatë.

"Me të vërtetë, kjo situatë na ka zënë të hutuar sidomos kur e dimë se në çfarë situata kemi kaluar", ka thënë 'Qeqa' në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

Image

"Të vetmet situatat që do të duhet të na ndodhnin, janë ato natyrore", vlerësoi Qëndresa Krelani.

"E kam një pyetje. Pse Fadil Vokrri e ka mbajtur për tetë vite në krah të djathtë Agim Ademin dhe tani nuk po na pëlqen aspak?", theksoi ajo.

"Po e përmendi Federatën spanjolli, ku një president e ka mbajtur postin për mbi 20 vite. Kanë pasur shumë durim me atë president", potencoi 'Qeqa'.

"Për momentin nuk na duhen gjëra të tilla sepse reflektojnë keq te një vend si Kosova. Kam shumë emocione sepse kështu jam duke e përjetuar keq", përfundoi ajo./Zëri.info