Debat i 'nxehtë' mes Bylbyl Sokolit dhe Arianit Ahmetit
Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.
Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.
Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.
Në mes të tjerash, trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli e ka pyetur Ahmetin:
"Ajo që s'më pëlqeu ishte numri i nënshkrimeve, për të cilat nuk janë bërë publike, duhet të jenë transparente".
Ndërkaq, Ahmeti i është përgjigjur:
"Zgjedhje do të ketë, dhe për këtë ju garantoj. Do të jetë kuvend i rregulltë dhe jo i jashtëzakonshëm".
"Në Kuvendin zgjedhor kam qenë spektaktorë dhe më kujtohet se dikujt i ka thënë Eroll Salihu se është votuar për mandat 4-vjeçarë", tregoi më tej Ahmeti.
"Çfarë ndodhë nëse biem në kundërshtim me rregullat e UEFA-s?", shtoi ai./Zëri.info