Munishi e krahason situatën në FFK me zgjedhjet politike: Me qejf nuk i kisha komentuar hiç

Munishi e krahason situatën në FFK me zgjedhjet politike: Me qejf nuk i kisha komentuar hiç

Sport December 08, 2019 - 23:51
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi ka thënë se është gjë e mirë se tani klubet janë në pushim në rrjedhën e këtyre ngjarjeve.

Image

"E mira të më mirës është se klubet janë në pushim", ka thënë Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Krejt kjo mundet me u bë me një kulturë më të lartë, nuk është në rregull të ketë fyerje sepse mund të kalojë në nivel personal", vlerësoi Munishi.

"Nuk mundem me akuzuar dikë që ka ambicie, për këtë arsye fola më herët se krejt kjo mundet me qenë një klimë më e butë, potencoi Munishi.

"E njejta ndodhë edhe me zgjedhjet në politikë, me qejf nuk i kisha komentuar hiç", shtoi ai./Zëri.info